Nëse keni bërë një prerje të gabuar flokësh ose jeni lodhur me flokët e shkurtër, atëherë me shumë mundësi po kërkoni për mënyra për t’i rritur ato.

Përpos mijëra produkteve të tregtuara për këtë qëllim, rritja e flokëve nuk ndodh brenda natës, por mund të duhen muaj apo edhe vite për të parë një ndryshim.

Fatmirësisht ka disa metoda për të përshpejtuar procesin e rritjes së flokëve.

-Kujdesuni për lëkurën e kokës suaj:

Rritja e flokëve fillon nga brenda – kështu që kujdesja për flokët tuaj duhet të fillojë nga koka dhe lëkura e saj.

Masazhet e kokës janë një mënyrë për ta arritur këtë, pasi ato stimulojnë rrjedhjen e gjakut në gjendrat e flokëve.

-Dieta e shëndetshme dhe marrja e vitaminave

Ajo çfarë hani ndikon gjithashtu në rritjen e flokëve dhe disa ushqime të caktuara janë të afta të ndihmojnë në proces. Acidet yndyrore Omega-3 dhe ushqimet me vitaminë D mund të ndihmojnë shëndetin tuaj të flokëve teksa ushqejnë gjendrat nga ku rritet floku.

-Prerja e flokëve

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por shkurtimi i flokëve mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin e tyre.

Megjithëse prerja nuk do të ndryshojë ritmin me të cilin floku rritet, ajo është e nevojshme për të parandaluar formimin e majave dyshe./tvklan.al