Për të shmangur gjumin e parehatshëm dhe dhimbjet e qafës e të kurrizit, ju duhet një jastëk që i përshtatet pozicionit tuaj të preferuar të gjumit.

Nëse preferoni të flini anash ose me kurriz, jastëku i duhur do të përmirësojë cilësinë e gjumit, ndoshta dhe jetën tuaj. Por me gjithë këto produkte gjumi në treg,  përzgjedhja e jastëkut “perfekt” është bërë shumë e vështirë.

Sipas ekspertit Simon Ëilliams, jastëku duhet ndryshuar çdo 2-3 vjet për shkak të higjenës. Një studim disa vitë më parë tregonte se një e treta e jastëkut përbëhej nga grimca pluhuri.

“Tanimë ka shumë mundësi kur bëhet fjalë për të blerë një jastëk, që nga ata me pendë natyralë, sfungjer, vatinë etj. Por nëse nuk ke një jastëk të mirë, nuk do të kesh gjumë të rehatshëm, pa marrë parasysh se sa ke investuar te dysheku”, thotë Ëilliams. 

Për ata që flenë anash jastëku duhet të i jetë i fortë dhe i trashë sa distanca nga veshi te shpatulla, pasi në këtë mënyrë shtylla kurrizore do të jetë në pozicion të rehatshëm.

Personat që flenë me pjesën e përparme të trupit në dyshek duhet të kenë një jastëk të hollë dhe të butë për të ulur këndin e qafës, pasi ky pozicion nuk është i rekomadueshëm.

Ndërsa ata që preferojnë të flenë me pjesën e pasme të trupit në dyshek duhet të përzgjedhin një jastëk të thellë për të mbajtur qafën në gjendjen e saj natyrale.

Disa persona kanë probleme me temperaturën e trupit gjatë natës. Jastëku me fibra natyrale ose me material që rregullon temperaturën është i duhuri për ta. Ndërsa për të lexuar ose për t’i dhënë gji foshnjes, jastëku që nevojitet është ai në formë V./tvklan.al