Nuk ka një mënyrë të saktë se si të bëni grimin dhe në fakt, një nga gjërat më të bukura, është që mund të luash me vendosjen e buzëkuqit, tonit të syve apo pudrës së faqeve. Megjithatë, për produkte të caktuara si fondatina dhe korrektori më e mira është të dëgjoni këshillat e  profesionistëve ose mund t’i shkaktoni fytyrës një ‘shpërthim’ të akneve.

Një grimiere profesioniste, Melissa Murdick, ka përdorur platformën e Tik Tok për t’iu referuar një mënyre të gabuar për mbulimin e akneve me korrektor. Në video, ajo shpjegon pse nuk duhet vendosur korrektor drejt e mbi akne. Kjo jo vetëm mund të ndotë komplet produktin me baktere të dëmshme, por edhe bën që rezultati final të dalë si një shtresë tjetër.

Nëse vendosni korrektor drejt e mbi një plagë të hapur ose puçërr, po ndotni produktin tuaj. Gjithashtu po përdorni më shumë sasi nga sa ju duhet dhe do të duket me shtresa, sidomos me kalimin e orëve”, shpjegon ajo.

Fatmirësisht, metoda alternative që do të fshehë gjithçka që nuk ju pëlqen, është shumë e lehtë.

“Fillimisht, lani duart. Vendosni një pikë të vogël korrektori mbi kurrizin e dorës dhe kështu do të keni një paletë të vogël me të cilën do të punoni”.

Më pas, shton Murdick, me një furçë të vogël merrni një sasi të vogël produkti dhe vendoseni në vendin që doni më shumë mbulim. Prisni 10 sekonda dhe merrni një furçë për të shpërndarë korrektorin me lëvizje të lehta poshtë-lart.

Do ta shpërndajmë kështu derisa të shohim që nis të shkrihet në lëkurë dhe më pas do të  merremi me pjesët anësore”. Gjatë demonstrimit, Melissa shton se në rastet kur puçrra është e  vështirë për t’u mbuluar, vendosni edhe një shtresë tjetër duke ndjekur të njëjtat hapa.

Kjo teknikë përdoret pasi të keni vendosur fondatinën dhe në vend që të përdorni pudër fiksuese e cila do ta bëjë të duket keq, përdorni spraj fiksues”, përfundon ajo./tvklan.al