Pas pushimeve, kujdesi për veten, trajtimet dhe maskat e ndryshme në kushte shtëpie, marrin vëmendje parësore. Pas gjithë këtyre ditëve me diell, do të ishte bukur që ngjyra çokollatë që marrim, të zgjaste sa më tepër. Maskat e ndryshme për fytyrën apo flokët gjithashtu janë të rëndësishëm për rigjenerimin e tyre, pas dëmtimeve që shkakton qëndrimi në diell.

Ndaj, sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar vlogereja Regana Mejdani, e cila tregoi se si mund ta ruajmë sa më gjatë ngjyrën e marrë gjatë plazhit.

“Dielli ka tendencën të thajë lëkurën dhe flokët. Ajo që duhet të bëjmë është t’i hidratojmë. Nxirja jo gjithmonë është e shëndetshme dhe në shumë raste mund të përkthehet edhe në rrjepje, për ta evituar këtë duhet të përdorni kremra me SPF. Një gabim që bëhet rëndom gjatë verës është edhe përdorimi i ujit të nxehtë gjatë dushit, i cili e than lëkurën dhe e bën të bjerë më shpejt. Uji gjatë dushit duhet të jetë sa më i ftohtë, aq sa trupi mundet ta durojë. Përdorimi i kremrave “after sun” është shumë i rëndësishëm në mënyrë që ngjyra të zgjasë sa më shumë. Vaji i kokosit është shumë i mirë për të hidratuar dhe ruajtur gjatë ngjurën e lëkurës së nxirë”, tha Mejdani./tvklan.al