Përbërësit e domosdoshëm për rutinën e kujdesit të lëkurës janë gjithmonë shkak për debate, pasi ndryshojnë në varësi të llojit të lëkurës së gjithsecilit.

Por një përbërës në veçanti, për të cilin thuajse të gjithë ekspertët bien dakord, do të ndihmojë në shërimin e akneve dhe skuqjeve të lëkurës. Ky përbërës mund të gjendet në produktet e përditshme të lëkurës ose si vitaminë, por gjithashtu është një komponent kyç në shumë laksativa.

Magnezi, i cili është një mineral mjaft i zakonshëm që përdoret për të ribalancuar sistemin e tretjes, ndihmon gjithashtu edhe në riparimin e qelizave dhe zvogëlon inflamacionin që mund të ndodhë gjatë irritimit të lëkurës nga akne të shumta.

Sipas dermatologut Dendy Engelman, magneziumi ndihmon në përmirësimin e pamjes së përgjithshme të lëkurës, duke reduktuar aknet dhe çrregullimet e tjera të saj. Ky mineral ul nivelet e kortizolit, stabilizon çekuilibrin hormonal, si dhe përmirëson procesin qelizor.

Magnezi mund të gjendet në shumë shumë produkte bukurie, por ekspertët këshillojnë konsumimin e tij, pasi ndihmon në rreth 300 procese të trupit

./tvklan.al