Përditësimi i sistemit operativ iOS për iPhone do të mund të shkarkohet nga të gjithë në vjeshtë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të shkarkoni versionin e tij beta.

Megjithatë, para se ta bëni një gjë të tillë duhet të dini se është ky është një version i papërfunduar i sistemit operativ, që do të thotë se mund të ketë probleme dhe mund të mos funksionojë në mënyrë perfekte.

Ky sistem i ri i Apple vjen me disa risi, përfshirë Animojis të rinj dhe një përditësim tepër të rëndësishëm të Siri-t, që e bën këtë Inteligjencë Artificiale (AI) edhe më inteligjente.

Versioni beta është i mundur të shkarkohet nga publiku që prej ditës së hënë, përpara prezantimit të saj zyrtar.

Ky version punon me iPhone 5S e më lart dhe mund ta shkarkoni në këtë mënyrë:

Shkoni në adresën beta.apple.com dhe regjistrohuni (sign up) për Apple Beta Software Program.

Në pajisjen tuaj iOS, ku dëshironi të instaloni beta-n, kujdesuni që të bëni ruajtjen (backup) të të dhënave duke përdorur iTunes ose iCloud.

Nga Safari në pajisjen tuaj iOS shkoni tek beta.apple.com/profile dhe futuni në llogarinë tuaj të Apple.

Klikoni butonin Download Profile dhe kur të dalë kutia e iOS Beta Software Profile, klikoni install (instalo).

Vendosni pajisjen në karikim.

Shkoni tek General>Software Update dhe do të shihni një opsion për iOS 12 Public beta.

Klikoni Download dhe Install.

Ndiqni hapat pas instalimit dhe më pas mund të filloni të përdorni iOS 12

./tvklan.al