Sipas një studimi të kryer së fundmi, individët që nuk lexojnë ose shkruajnë kanë 3 herë më shumë mundësi të preken nga problemet e shëndetit mendor.  

Studiuesit zbuluan se çdo person duhet të merret me aktivitete që e mbajnë trurin të shëndetshëm për më gjatë. Këtu përfshihet leximi i gazetave, plotësimi i fjalëkryqeve apo edhe ndihma e fëmijëve me detyrat e shtëpisë.

Udhëheqësi i studimit Dr. Jennifer Manly u shpreh: Ne zbuluam se niveli i arsimimit është i lidhur me rezultate më të larta në testet e kujtesës. Këto rezultate sugjerojnë se leximi mund të ndihmojë në forcimin e trurit në shumë mënyra dhe mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të rënda me shëndetin mendor dhe krijon një rezistencë ndaj dëmtimeve gjatë periudhës së plakjes. /tvklan.al