Në një lidhje në Skype në emisionin “Historia ime” në TV Klan psikologia Lorela Garuli tregoi mënyrën si duhet të sillemi me fëmijët në këto ditë izolimi.

Sipas saj, fëmijët janë më të brishtë dhe prindërit duhet të përpiqen të përcjellin informacionin në lidhje me atë se çfarë po ndodh në mënyrë sa më të saktë dhe të thjeshtë.

Lorela Garuli: Psikologjikisht fëmijët janë më vunerabël, më të brishtë dhe ngjarje të tilla, ne duhet të përpiqemi ta zbusim sa më shumë. Qoftë në mënyrën si i përcjellim informacionin, si ja shpjegojmë, por qoftë edhe në mënyrën si e mbushim ditën e tyre, në mënyrë që ngjarje të tilla mos lënë gjurmë tek ta, mos krijojnë, frikëra, ankthe dhe fobi të mëtejshme. Kështu nëse do t’i drejtonim një apel prindërve, e para shkon si mund të flasim me fëmijët në lidhje me gjithë këtë, duke qenë se është e rëndësishmë që e gjithë rutina në familje mos fokusohet vetëm tek biseda, apo media qe ne të shohim gjatë gjithë kohës lajme, që lidhet me virusin apo ecurinë e tij. Vetë prindi duhet të ketë një informacion të saktë nga burime të sigurta, në mënyrë që ti përgjigjët me vërtetësi, por gjithashtu edhe me thjeshtësi fëmijëve. Kjo është e rëndësishme, që ne t’ju sqarojmë gjithë pikëpytetjet që ata kanë, në mënyrë që mos krijojnë ide të gabuara me gjithë këtë që po ndodh./tvklan.al