Njeriu mund t’i rezistojë “Junk Food” ose ushqimeve të pashëndetshme dhe me shumë kalori nga sheqernat, yndyrnat, me pak vitamina, proteina, minerale apo vlera të tjera ushqyese.

Ky është përfundimi i Susan Pierce Thomson, ekspertes së trurit dhe njëkohësisht shefes ekzekutive të blogut “Bright Line Eating”, që zotëron një hapësirë virtuale për të dhënë këshilla në lidhje me kontrollin e qelizave nervore për shmangien e konsumimit të sheqernave apo lëndëve yndyrore të tepërta.

Thomson u sugjeron të gjithëve të ushqehen shëndetshëm, duke marrë për shembull një omëletë me djathë dhe oriz, sa më shumë perime të freskëta dhe bio dhe si fruta arrën e kokosit.

Ajo tregon se pas shumë eksperimenteve me mënyrën e të ushqyerit ka arritur në përfundimin se ushqimet e kohëve moderne nuk pranohen lehtësisht nga trupi.

“Mendoj se problemi qëndron në ushqimet që kanë dalë së fundmi dhe që nuk ndikojnë aspak mirë sidomos në sistemin nervor”, thekson 46 – vjeçarja.

Sipas saj është e rëndësishme që të hamë të tre vaktet, të shmangim sheqernat, brumërat që të mos i nënshtrohemi më vonë dietave strike.

Klan Plus