Ende pa hyrë mirë stina e pranverës, kurioziteti na shtyn që të dimë se cilat janë trendet e verës për të këtë vit. Shtëpitë e modës kanë përfshirë në listën e tyre disa prej elementëve që femrat duhet të kenë me patjetër në garderobën e tyre. Si fillim materiali lëkurë do të vijë shumëngjyrësh dhe është një prej tendencave kryesore. Mund të duket e habitshme pasi është një material që përdoret kryesisht në vjeshtë-dimër, por koleksionistët sugjerojnë të përdoret edhe në sezonin e verës.

Fustanet e shkurta, si dhe ato të gjata, vijnë këtë verë si tyl me ngjyra të ndezura. Po ashtu edhe fundet do të jenë me lule dhe material velvet. Në verën e 2020-s do të mbizotërojnë kostumet me pantallona të shkurtra. Ato do të japin iluzionin sikur keni veshur një fund të shkurtër. Ju mund ta kombinoni atë më këpucë më takë, sandale edhe atlete.

Këpucët me majë katrore janë shumë në modë këtë vit. I kemi parë edhe në koleksionet që u prezantuan në fillim të Shkurtit. Ato vijnë në ngjyra nga më të ndryshmet dhe mund të kombinohen me çdo gjë.

Sipas ekspertëve të modës, me ngjyrat, si në pranverë dhe verë, do të kombinohet tradita me modernen, por po ashtu do të ketë kombinime të forta dhe harmonike. Ngjyrat që do të shikojmë këtë verë fillojnë nga e kuqja e guximshme e deri te bluja klasike, po ashtu edhe portokallia, e verdha si dhe nuancat e lejlasë.

Klan Plus