E kuqja dhe e arta janë ngjyrat e preferuara

Më shumë gjasë është periudha më magjike dhe e shumëpritur e fundvitit. Krishtlindja është në prag dhe të gjithë ne mendojmë se si do të vishemi në drekat, darkat apo edhe festat e orëve të vona.

Pasarelat janë një ide e mirë për t’u orientuar, jo vetëm për modelet, por edhe ngjyrat. E kuqja mbetet një trend që nuk do të ketë kurrë fund. Dhe kjo rikonfirmohet çdo vit, pasi është joshëse, e gëzueshme dhe seksi.

Ka prepotencën e saj edhe goldi, shumë e preferuar nga vajzat. Shkrihet mirë me vezullimin e dritave dhe i qëndron ngrohtë të kuqes apo jeshiles, ngjyrave simbol të festave të fundvitit.

Për ata që nuk duan të jenë ta parashikueshëm, e bardha e borës apo e zeza klasike, mbeten një zgjedhje perfekte.

Tv Klan