Shpesh dilema e fillimit të ditës sidomos për gratë dhe vajzat është çfarë do të veshin që të ngjajnë sa më bukur dhe sipas tendencave të fundit apo si të kombinojnë rrobat e tyre. Por si mund të zgjedhim një veshje nga koka te këmbët, duke përfshirë gjithashtu këpucët, aksesorët që mund të përshtaten dhe çantën, duke shpenzuar vetëm jo shumë para.

Për të na treguar si ta realizojmë këtë mënyrë veshjeje duke shpenzuar në mënyrë të përballueshme, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan stilistja Stela Sallaku.

https://youtu.be/_PwUWYOiIOM?t=8m22s

“Nëse duam të bëjmë zgjedhje të zgjuara le të qëndrojmë tek veshjet bazë që të gjithë duhet të kenë në garderobën e tyre. Një xhaketë e zezë, një xhaketë lëkure apo një këmishë të mirë. Trendi i këtij viti na çon tek nuancat e tokës, kafe, kaki, bezhë, leopard dhe këpucët me takë të ulët. Të gjitha këto janë detaje që na duhen për t’u veshur në përditshmëri. Trendet vazhdojnë më tej edhe tek ngjyra jeshile fosforeshente, por është pak e vështirë për t’u veshur paradite. Kostumet vazhdojnë të jenë tred, por ndryshe nga vjet duhet të jenë 2 masa më të mëdha dhe me dy kopsa”,

tha Sallaku.

/tvklan.al