Ky është imazhi i publikuar nga Zyra e Emigracionit në Britani, ku shfaqen 4 shqiptarë të cilët tentuan të futeshin ilegalisht në ishull.

4 shqiptarët fshihen pas një ndarje në kamion

Ata u zbuluan nga forcat e kufirit në një kamion, teksa qëndronin në një ndarje të ngushtë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy rumunë, të cilët së fundmi janë dënuar me burg.

Ndarja ku qëndronin shqiptarët

Kamioni i tyre u ndalua mëngjesin e 23 Shkurtit. Kur oficerët filluan të kontrollonin mjetin gjetën një mur ndarës mes sediljes së pasagjerit dhe pjesës së ngarkesës. Këtu kishte mjaftueshëm hapësirë për të vendosur shqiptarët.

Dy të dënuarit janë të moshave 28 dhe 19-vjeçare. 28-vjeçari do të vuajë 36 muaj burg, ndërsa 19-vjeçari, 24 muaj brenda qelisë./tvklan.al