Si thoni për një film në timon?!

Si thoni për një film në timon?!

14:25 27/09/2019

Shoferët e makinave Tesla nga dita e enjte kanë marrë një dhuratë prej kompanisë.

Me përditësimin e programit të ri i lejohet shoferëve të shikojnë video në platformat si Netflix, YouTube, Hulu ose televizor normal gjatë kohës që makina është e parkuar dhe të përdorin Spotify për të dëgjuar muzikë teksa ata udhëtojnë.

Në muajin Korrik është njoftuar nga kompania Tesla se “video streaming” do të ishte pjesë e panelit kryesor të kontrollit të makinës.

Përveç argëtimit në platformat e ndryshme, Tesla po shton edhe disa video udhëzuese për përdorimin e navigatorëve të quajtur “Jam me fat!” ose “Jam i uritur!” të cilët ju ndihmojnë të gjeni vendndodhjen më të afërt të restoranteve ose atraksionet kryesore të qyteteve.

Harta është duke u përmirësuar për t’i renditur ato në bazë të distancës nga pozicioni juaj për secilin destinacion. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori