Si t’i largoni varësinë e fëmijëve nga video-lojërat



Si t’i largoni varësinë e fëmijëve nga video-lojërat

13:32 27/05/2020

Një studim i kryer së fundmi tregon se qëndrimi i fëmijëve për një kohë të gjatë përpara video-lojërave dëmton rëndë aftësinë e tyre të dëgjimit. Studimet tregojnë gjithashtu se lojërat e tepërta mund të shkaktojnë ankth, fobi sociale dhe probleme me vetëvlerësimin.

Studiuesit rekomandojnë që pavarësisht kësaj, prindërit nuk duhet të shkëputin totalisht fëmijët nga përdorimi i videolojrave, por duhet që t’i ndihmojnë ata të krijojnë një ekulibër ndërmjet kohës së kaluar në video- lojëra dhe aktiviteteve të tjera fizike.

Nëse vëreni se fëmija juaj është duke shpenzuar shumë kohë në video-lojëra, ju duhet të tregoheni pak të durueshëm dhe të ndiqni këshilla praktike për të menaxhuar situatën.

• Përfshini fëmijën tuaj në aktivitete të ndryshme çdo ditë. Dëgjoni muzikë së bashku, gatuani sëbashku sepse kjo do të forcojë edhe më tepër marrëdhënien tuaj familjare.

• Përcaktoni qartë kohën që fëmija duhet të shpenzojë në video-lojëra.  

• Inkurajoni fëmijën tuaj, që t’iu ndihmojë me punët e shtëpisë.

• Mund të nxisni fëmijën tuaj të mësojnë vegla të ndryshme muzikore.

• Inkurajoni fëmijët tuaj të qëndrojë në kontakt me miqtë dhe komunikoni me ta për çdo gjë që i shqetëson.

• Në rast se situata del jashtë kontrollit, këshillohuni me një terapist, për të kuruar varësinë e fëmijës tuaj nga video-lojërat./tvklan.al



Të ngjashme