Skalpi i kokës dhe flokët e një të porsalinduri janë po aq delikate sa edhe lëkura e tyre dhe prandaj kanë nevojë për kujdes.

Ekspertët shprehen se zgjedhja e një rutine specifike për kujdesin e flokëve për foshnjat do të ndihmojë që flokët e tyre të rriten të butë dhe të shëndetshëm.

Shumica e foshnjave janë të prirur ndaj një lëkure të thatë dhe me zbokth prandaj  këshillohet që të zgjidhni produkte që përmbajnë përbërës natyralë dhe që janë të sigurta dhe të buta për flokët e foshnjave.

Vajrat me arrë kokosi, bajame, ullinj dhe susam ndihmojnë në hidratimin e kokës, parandalojnë thatësinë, ushqejnë flokët dhe i bëjnë ato të butë dhe të shëndetshëm.

Masazhoni kokën e fëmijës tuaj rregullisht për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të nxitur rritjen e flokëve dhe përdorni një peshqir të butë për të thatë flokët.

Flokët dhe lëkura e foshnjës tuaj janë të ndjeshme gjatë muajve të parë, duke e bërë atë të prekshëm ndaj alergjive dhe acarimeve. Prandaj, përpiquni të mos përdorni të njëjtin vaj për trupin dhe flokët gjatë kësaj periudhe. /tvklan.al