Është e vështirë që të ndjesh lidhje me dikë nëpërmjet një fotografie statike. Për këtë arsye, një kompanie e quajtur MyHeritage ofron tashmë një shërbim që mund të animojë njerëzit në fotografi të vjetra, duke krijuar një video të shkurtër, që duket sikur është regjistruar ndërkohë që ata pozonin për të dalë në foto.

E quajtur Deep Nostalgia, videot janë të ngjashme me Live Photos që ofrohen nga iOS dhe iPadOS, ku para dhe pas shkrepjes së një fotografie regjistrohen dhe ruhen disa sekonda video. Por teksa Live Photos kanë si qëllim që të përdoren për të gjetur imazhin perfekt apo një pozicion që mund t’ju ketë humbur, Deep Nostalgia synon që të sjellë në jetë imazhe statike, edhe ato që nuk janë shkrepur me një smartphone modern.

I gjithë procesi është automatik. Përdoruesit mjaftojnë të ngarkojnë një foto tek website MyHeritage, ku imazhi pastrohet dhe përmirësohet duke i dhënë mundësinë algoritmit që të marrë sa më shumë informacion. Programi analizon orientimin e personit në foto për të përcaktuar drejtimin e kokës dhe vendin ku po shohin sytë për të krijuar më pas një video e cila duket natyrale.

Rezultati është si të ishte një video reale, duke i ruajtur të gjitha detajet nga fotoja origjinale. Megjithatë, Deep Nostalgia ka disa limitime. Në fotografi ku janë disa persona, përdoruesit duhet të zgjedhin vetëm një, për shkak se tani për tani, ky shërbim nuk është në gjendje të sjellë në jetë të gjithë fotografinë. Animacionet janë të limituara vetëm tek koka dhe qafa, kështu që nuk do të jeni në gjendje që ta bëni personin në foto të ecë…/tvklan.al