Skena e modës dhe e bukurisë po frymëzohet nga “vajzat e klubeve” duke rikthyer maksimalizmin, flokët “e parregulluar” dhe grimin që duket sikur sapo ke dalë nga një klub nate.

Këtë vit, produktet e buzëve gjenden në një territor tjetër. Nëse gjatë 2024-ës iu dha rëndësi shkëlqimit të buzëve, kjo verë do të mbizotërohet nga rikthimi i viteve ’90 me pigmente me xixa. Formulat që ushqejnë buzët do të vijojnë të mbeten trend, por grimi do t’u largohet toeneve të pastra për t’u lënë  vendin alternativave që marrin vëmendjen.

Buzët me xixa, si një top xixëllues në pistën e vallëzimit janë trendi i verës. Sigurisht, xixat nuk janë risi në fushën e kozmetikës, por po rikthehen në fokus pasi vitet e fundit kemi parë më shumë shkëlqimin natyral.

Jo, nuk duhet t’i mbuloni buzët me xixa ,por zgjidhni një mënyë më të sofistikuar. Miley Cyrus i përdori në videoklipin e “Something Beautiful” duke vendosur një ngjyrë të lehtë dhe xixa të imëta.

Pat McGrath vijëzoi me laps metalik buzët e modeleve të Miu Miu në sfilatën e vjeshtë-dimër 2024.  Antonio Marras prezantoi buzët confetti duke ‘spërkatur’ modelet me xixa të kuqe.

Festivalet, koncertet apo thjesht një mbrëmje vere që do ta kaloni jashtë janë ambienti ideal për t’i provuar. Ju duhet vetëm një shkëlqyes me shumë xixa dhe që duket sikur reflekton në buzë, teksa i jep edhe dimension./tvklan.al