Emisioni “Stop” transmetoi një video, që tregon sesi transportohen paratë me avionë në aeroportin e Rinasit, pa masa sigurie.

Por nuk munguan edhe informacione të tjera: 34 vjet më parë, në 11 Prill 1985 u nda nga jeta diktatori i regjimi komunist Enver Hoxha.

Gjithashtu sot në Parlament u betuan 3 deputetë të rinj të Partisë Demokratike, ndërsa jashtë të rinj të forumit rinor të Partisë Demokratike kishin organizuar një protestë me pankarta e një banak, ku në mënyrë simbolike kanë shitur mandate deputeti me ofertë.

/tvklan.al