Fakte të reja dalin në dritë sa i përket atentatit ndaj shqiptarit mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Omonia” të Athinës. Mediat greke shkruajnë se shqiptari që humbi jetën është 44 vjeç dhe i flisnin me epitetin

i shëndoshi

“.

Ai qëndronte i ulur në një lokal duke parë ndeshjet e Champions League. Një person me kapuç në kokë, i paidentifikuar ende, qëndronte i qetë jashtë lokalit pranë dritares. Ai qëlloi nga xhami tre herë me armë ndaj shqiptarit, duke e lënë të vdekur. Më pas u largua në këmbë. Viktima kishte marrë plumb në kokë. Policia greke është duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar atentatorin. Autoritetet janë duke hetuar njëkohësisht edhe të kaluarën e 44-vjeçarit shqiptar.

Nga verifikimet e deritanishme nuk rezulton që viktima të ketë pasur probleme me drejtësinë greke. Por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që 44-vjeçari të ketë ndërruar identitet. Dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh. Në lokalin ku ndodhi vrasja, mediat greke shkruajnë se frekuentohet shpesh nga shqiptarët.

/tvklan.al