Asllani dhe Myrvetja janë kushërinj, dhe ishin sot përballë njëri-tjetrit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, pas një konflikti që ka nisur 5 vite më parë. Myrvetja i ka premtuar ti japë Asllanit një lokal me qira dhe i ka marrë 1 vit paradhënie, por ende Asllani nuk ka nisur punë me të.

Asllani ka ardhur disa herë dhe ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi me Myrveten. Ata vinë nga qyteti i Burrelit,

tha juristja Eni Çobani.

“Më kërkoi që ti jepja 1 vit paradhënie, që të merrja lokalin. Kam bërë pagesë për një vit, dhe ajo i ka marrë lekët. Kam bërë dhe deklaratë. Kam 5 vite që pres ta marr lokalin”.

Por zonja Myrvete tha se, duke qenë se ata janë kushërinj, kërkon që ai të presë edhe 1-2 vite sa të marrë certifikatën e pronësisë.

“Po, ti përse më solle këtu, në jemi të njëri- tjetrit, kur prite 5 vite, prit edhe 1 deri në 2 vite sa të marr certifikatën. Ju drejtova Kadastrës për të marrë certifikatën e pronësisë. Ne kështu i bëmë dokumentat në fillim”

.

Pra, Myrvetja ka marrë paratë nga kushëriri i saj, por pa patur një certifikatë pronësie.

Myrvetja:

Ne e morëm lokalin fillimisht në 1993 dhe bashkëshorti im ja kaloi dhëndrit me qira në vitet 1995-2000. Por, nuk morëm certifikatë pronësie sepse nuk ka dha Kadastra.

Juristja Eni Çobani, tha se lokali është blerë në 1996 nga Gëzim Dervishi. Ndërkohë që Myrvetja i ka marrë kapar zotit Asllani edhe pse lokali nuk figuron në emër të bashkëshortit të saj.

Myrvetja:

Ne e kemi marrë lokalin me qira në vitet 93-94, kemi prodhuar dhe shitur pije alkoolike.

Eni Çobani:

Pra ju e keni marrë me qira objektin në vitin 94, por na duhet dokumenti që e keni blerë. Problemi qëndron tek ty sepse ti thua që e ke blerë. Ti po përdor fjalën pronar, ndëkohë që nuk je dhe duhet ti kthesh lekët zotit Asllan.

Unë nuk isha pajisur me certifikatën e pronësisë dhe s’kisha si ta fusja në lokal, por ja premtova se e dija shumë mirë që kisha unë lokalin, pasi e kam blerë më bashkëshortin. Ne jemi të njërit-tjetrit”, 

tha Myrvetja.

Asllani tregoi se e vetmja rrugë që mund të ndiqte ishte që ti kërkonte Myrvetes një seancë ndërmjetësimi.

“Nuk kisha rrugë tjetër, prandaj të solla këtu”.

Myrvetja:

Nuk dija se çfarë të bëja, edhe Kadastra më nxori shumë pengesa, edhe pse kisha dokumentuat origjinale. I shkova drejtorit të Kadastrës dhe më tha, që ti ke dokumentin origjinal, dhe më tha, zonjë ti, ke të drejtë ti drejtohesh gjykatës. Dhe pastaj të vish me letrat origjinale, të padisësh Kadastrën dhe do vimë më dosje në gjyq dhe e vendos gjykata e Burrelit. Mora avokaten, i tregova dokumentat.

Por, zoti Asllan tha se, nuk i intereson se ku ka qenë Myrvetja, por kërkon të zgjidhë problemin e tij, pasi ka bërë pagesë. “Ti

ke ardhur sot të më japësh llogari, kam 5 vite që të pres, të pres dhe 5 vite të tjera”.

Myrvetja pretendonte se kishte një dokument që e bënte atë pronare, të lokalit, por në të vërtetë të njëjtin dokument e dispononte dhe Eni Çobani, të njëjtin dokument që nuk tregonte aspak pretendimin e saj si pronare.

Myrvetja:

Në vitin 20o6 bashkëshortit i ra një sëmundje e pashërueshme, dhe në vitin 20o7 ju drejtua ambasadës angleze ku mori një vërtetim nga zoti Astrit Farruku, ish- drejtori i Kadastrës së Burrelit. Në Mars 2007, në vërtetim thuhet se nga verifikimi i dokumentacionit rezulton të jenë të regjistruar në pronësi të Tofik Nelaj, dy apartamente banim dhe një lokal shërbimesh.

Zonja Eni, tha se, ky është një vërtetim dhe s’ka asnjë certifikatë pronësie dhe nuk përmendet emri i askujt, pa e pasur në dokument. Myrvetja hapi gjyq lidhur me pronësinë e lokalit dhe gjyqtari kërkoi që të pushohej çështja.

I pyetur se çfarë kërkon, zoti Asllan, u shpreh se e dinte shumë mirë që ajo nuk është pronare, por kërkon nga Myrvetja, ti kthejë paratë dhe më pas kur të marrë certifikatën e pronësisë ti japë më qira 5 vite lokalin.

“Unë kërkoj nga Myrvetja të më ktheje lekët dhe të më japë 5 vite me qira. Kur ta marri, vetëm këto kërkoj, pasi më ka mbajtur 5 vite peng”.

Gëzim Dervishi (kunati, zotit Tofik) ka një kontratë shitje dhe Shpresa bashkëshortja e Gëzimit ka të drejtë dhe ajo të flasë. Zonja, Eni kërkoi një lidhje telefonike me atë, por ajo nuk pranoi.  Në vitin 1996, Gëzimi ka blerë lokalin. Ai është pronar, por zonja Myrvete pretendon se ajo është pronarja.

Por, në fakt e vërteta është kjo. Zoti Tofik, bashkëshorti i Myrvetes ka qenë drejtor në periudhën që e ka blerë lokalin, por duke qenë se ishte në punë në shtet nuk i lejohej që të kishte një pronë në emrin e tij dhe për këtë arsye ai e ka blerë lokalin, por ka vendosur emrin e kunatit të tij. Por, më vonë nuk ka bërë një kontratë dhurimi. Pra zoti Gëzim, t’ja dhuronte Tofikut. Ky i fundit nuk jeton më.

“Gëzimi vajti për t’ja dhuruar Myrvetes, por s’ia dhuroi. Dhe në bazë të dokumentacionit të Kadastrës Mat, sot ka një pronar tjetër, sot lokalin e ka Osman Përgjegja”,

tha zonja Eni.

Zonja Eni, tha se, kjo do jetë një nga historitë që do ju hapi sytë shqiptarëve, pavarësisht afërsisë së gjakut, familjare duhet bërë kujdes për të ruajtur të drejtat e pronësisë sesi i fitojmë dhe sesi i japim, përndryshe do ketë problem si këto të Myrvest.

Në letra është një person tjetër, kunati, Gëzim Dervishi, i cili ka pasur të gjithë të drejtën për të tjetërsuar pronën sipas dëshirës së tij. Gëzimi në vitin 2016 ka bërë një prokurë, së bashku me bashkëshorten. Ata kanë thënë se përfaqësohen nga Armando Kurti (kushëriri i Myervetes), në mënyrë që të shkojë në të gjitha institucionet shtetërore për dorëzim- tërheqje dokumentacioni të pasurisë si dhe në zyrat noteriale për pasurinë për të bërë të gjithë dokumentacion për ti dhuruar pronën zonjës Myrvete Nelaj.

Armando ndërhyn në studion e “Shihemi në gjyq”, dhe tha se do të komunikojë në një moment tjetër me zonjën Enin, pasi ishte në spital.

Por në të njëjtën ditë është bërë një tjetër deklaratë noteriale, Gëzim dhe Shpresa Dervishi, ku deklarojnë se në vitin 1996 të dyja palët kanë deklaruar se lokali është përdorur vetëm nga zoti Tofik Nelaj, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2008. Ndërkohë Myrvete Nelaj ka deklaruar se lokali është përdorur vetëm nga familjarët e familjes Nelaj dhe nuk është shfrytëzuar nga Gëzim Dervishi dhe ky i fundit ka thënë se prona do të gëzohet nga familjarët e familjes, Nelaj.

Ende dhe sot prona nuk është në pronësi të Myrvete Nelajt. Gëzimi Dervishi ka shkuar në Prokurori dhe ka thënë që nuk e ka shfrytëzuar asnjë ditë lokalin. Lokali është në pronësi të zotit, Osman Përgjegja.

Në fund Asllani kërkoi që zonja Myrvete ti kthejë lekët dhe kur të marri lokalin, t’ia japë atë me qira për 5 vite, por ajo ra dakord që sapo të bëhet me certifikatë pronësie do ja japë për 4 vite që ai ta punojë.

/tvklan.al