Ky është momenti kur autoritetet italiane diktuan skafin me 700 kilogramë drogë që ishte nisur nga Karaburuni dhe u ishte afruar brigjeve të Barit.

Guardia Di Financa vuri në pranga dy trafikantët në gjirin e Barit. Ata janë shtetasit shqiptarë me inicialet D.Q, 40 – vjeç dhe T.K 45 – vjeç, që të dy nga Vlora.

Mësohet se roja bregdetare italiane kishte rreth një javë që ishte në gjendje alarmi për parandalimin e emigracionit klandestin dhe trafiqeve të paligjshme.

Ajo çka ngriti dyshimet te agjentët italianë, ishte kalimi i skafit me drita të fikura.

Sapo panë barkën e policisë, dy shqiptarët tentuan të drejtohen me shpejtësi në breg.

Pavarësisht manovrave, skafistët trafikantë nuk mundën të shpëtonin. Autoritetet gjetën në bord sasinë e marijuanës dhe disa bidona me benzinë. Droga e sekuestuar, sipas autoriteteve italiane, kap vlerën e 7 milionë eurove në treg. Dy shqiptarët do të përballen me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Tv Klan