Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit u krijua në fillim të viteve 1960-të si lëvizje kundër regjimit të Shahut të Iranit. MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas këtij revolucioni u vendos një sistem teokratik islamik nën drejtimin e Ajatullah Khameinit, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut. Si pasojë, regjimi iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës ku drejtuesit dhe shumë anëtarë, emigruan nga vendi, kryesisht në Irak.

Sadam Husein i mirëpriti muxhahedinët dhe ju dha atyre një territor të tërë të cilin ata e zhvilluan dhe i vendosën emrin Ashraf. MEK u shndërrua në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian.

Mbas pushtimit të Irakut, forcat amerikane negociuan një pakt paqeje me ta, në bazë të të cilit ata dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore.  Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, por ajo filloi persekutimin dhe dhunën sistematike ndaj tyre për t’i detyruar të largoheshin nga Iraku.

Klan News