Si u krijua Sistemi Diellor?




Si u krijua Sistemi Diellor?

08:55 25/01/2021

Sistemi Diellor është krijuar në dy etapa. Kjo është hipoteza e fundit e universitetit prestigjoz britanik Oxford, e publikuar edhe në revistën ndërkombëtare Science.

Qëllimi i studimit është të arrihet të shpjegohet diferenca e madhe që ekziston mes planetëve të tillë si Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi dhe grupit tjetër, atyre të gaztë si Jupiteri.

Sipas grupit studimor me koordinator Tim Lichtenberg, pjesa e parë e Sistemit Diellor e krijuar është më e thatë, ndërsa pjesa tjetër që është krijuar në një moment të dytë është më e lagësht, duke patur kështu në origjinë dy procese evolutive të ndryshme.

Pjesa e parë janë më pranë yllit, Diellit në këtë rast, ndërsa ata që ndodhen më larg natyrisht janë më të lagësht.

Në grupin e brendshëm të Sistemit Diellor, planetet kanë zemër shkëmbore, ndërsa në grupin e dytë, pra planetet e jashtëm, janë në formë të gaztë, dhe pas simulimeve në laborator, kjo hipotezë është vërtetuar, që krijimi i tyre ka ndodhur në dy faza të ndryshme.  /tvklan.al





Të ngjashme