Vëllezërit Koka, Ilir dhe Marko nga Dhërmiu kanë denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se si u kanë marrë pronën e trashëguar nga babai. Ata denoncojnë se investimi i tyre në Dhërmi nga iu është grabitur nga djali i hallës Elidon Gjikoka.

Në denoncimin që kanë bërë pranë emisionin “Stop” se prona e tyre është përvetësuar në vitin 2018 dhe sipas tyre çdo gjë është mundësuar nga zyrtarë të ALUIZN-it dhe Hipotekës.

Në vitin 2009 unë aplikova në Bashkinë Himarë, me ato të ardhura që kisha mbledhur në punë të bëja një investim në Shqipëri. Kisha një tokë të trashëguar nga babai. Në vitin 2012 mbaruan punimet dhe bëra një kontratë qiraje me kushëririn tim Elidon Gjikoka dhe ai kishte shkuar dhe pronat i kishte deklaruar nga ALUIZN në emër të tij”, tregon Ilir Koka.

Ndërkohë Marko Koka tregon se për shkak të kësaj padrejtësie që i është bërë ai është sëmurë dhe tashmë mohon kushëririn e tij.

Familjarët Koka kanë denoncuar në Policinë e Himarës një ndërtim pa leje, që po bëhet në pronën e tyre, të rrëmbyer nga kushëriri Elidon Gjikoka, por policia nuk ka ndërhyrë, duke favorizuar këtë të fundit. Në skemën e tjetërsimit të pronës kanë luajtur rol kyç punonjësi i ALUZN-it të Vlorës, Adiseldo Rrapaj dhe avokati Artion Kasaj.

Familja Koka: Ky muri s’ka qenë!

Polici, Himarë: Kush?

Familja Koka: Muri, që është bërë tani! Nuk u prish muri në behar,pse u ndërtua prapë tani?

Polici, Himarë: Nuk e di.

Familja Koka: Ëëë nuk e di…!

Familja Koka: Kallëzimi nuk u bë në behar, që e hodhët.

Polici, Himarë: Nuk ke bërë asnjë gjë moj, asnjë gjë.

Familja Koka: Kush e hodhi, që ishin rrjetat këtu? Thuaj të vërtetën! Kush e hodhi?

Polici, Himarë: Moj, ti…

Familja Koka: Hekurat, pse është bërë tani, çfarë është ndërtuar tani, ishin hekurat, që ishin bërë gati për kolonë…

Polici, Himarë: Çfarë është kjo këtu…

Familja Koka: E di, pse nuk duam të vish ti këtu? Sepse ti je kushëriri i dytë i atij. 

Polici, Himarë: Pikërisht, pikërisht pra… të marrë kjo sallën, gjithë institucionet, të thotë është kushëriri i dytë…

Në këtë konflikt del në skenë dhe një personazh tjetër, Adiseldo Rrapaj, i cili është punonjës i ALUIZN-it Vlorë dhe përfshihet në skemën e falsifikimit të dokumenteve të pronës dhe kërcënon dy vëllezërit Koka duke mbrojtur Elidon Gjikoka.

Dokumenti

Adiseldo Rrapaj, punonjësi i Kadastrës: Do të ndjek mbrapa, ku të duash ti! Prona është me certifikatë. More vesh, apo jo? E ke me vërtetim hipotekor. Bëj çfarë të duash! Le të hidhesh pupthi ti e ndonjë tjetër dhe kë ke ti nga mbrapa…

“Stop” ka ndjekur rastin dhe nëpërmjet kamerës së fshehtë ka dërguar avokatin e familje Koka në ALUIZN-in e Vlorës për të kuptuar se si është ndjekur procedura për tjetërsimin e pronës.

Avokati i Vëllezërve Koka: Si je? Mirë je?

Roja: Mirë faleminderit! Çfarë do bësh?

Avokati i Vëllezërve Koka: Për një problem pune vij nga një studio avokatie në Tiranë.

Roja: Kë do të takosh?

Avokati i Vëllezërve Koka: Kyy. Adiseldono.

Roja:  Adiseldon këtu është.

Avokati i Vëllezërve Koka: Unë dua të takoj drejtorin! N.q.s nuk mundet drejtori, të takoj Vezirin dhe Adiseldon, kush do të vijë?

Punonjësja Kadastër Vlorë:  Adiseldon, ja t’i them unë! Kush jeni ju?

Avokati i Vëllezërve Koka: Nga një studio avokatie.

Avokati lejohet të futet në institucion dhe kërkon që të takohet me Adiseldon për të kuptuar më shumë rreth procedurave që janë ndjekur për këtë rast.

Dokumenti

Punonjësi i Kadastrës, Adiseldo Rrapaj: Si jeni?

Avokati i Vëllezërve Koka: Mirë faleminderit! Unë vij nga një studio avokatie në Tiranë dhe dua, që të konsultohem me ju, në qoftë se pranon edhe në zyrë, në lidhje me disa prona të Ilir Kokës dhe Elidon Gjikokës!

Punonjësi i Kadastrës, Adiseldo Rrapaj: Çfarë të duhet nga ana ime?!

Avokati i Vellezërve Koka: Dua të di për procedurën për legalizimin të këtyre pronave të Elidon Gjikokës,  të di praktikën, si është bërë …?!

Punonjësi i Kadastrës, Adiseldo Rrapaj: Ja do të sjell këtë Vezirin…

Avokati i Vellezërve Koka: E mirë dakord.

Punonjësi i Kadastrës, Adiseldo Rrapaj shmanget duke mos u përgjigjur pyetjes si është bërë procedura e legalizimit dhe me avokatin flet një punonjës tjetër.

Avokati i Vellezërve Koka: Ëëë, si të tha?

Punonjësi i Kadastrës: Mos i ketë ndodhur ndonjë problem, se nuk ka ardhur në institucion akoma. Më erdhi keq, që po prisje, prandaj të thashë edhe nuk e di, vjen apo jo.

Por edhe pse avokati kërkon shpjegime nga institucioni, punonjësit që janë marrë me procedurën e kalimit të pronës tek Elidon Gjikoka nuk pranojnë të flasin.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës ka luajtur me dy palët, pasi ka përfaqësuar edhe Ilir Kokën dhe Elidon Gjikokën duke kryer disa falsifikim.  Elidon Gjikoka e ka marrë pronën me qira dhe e ka shfrytëzuar në mirëbesim pa asnjë lloj dokumenti dhe në mënyrë të çuditshme ai bëhet pronar i 1300 m2 pronë në Dhërmi dhe i investimit të rreth 12 objekteve, shtëpi të vogla pushimi./tvklan.al