Momentet e shembjes së urës “Morandi” në Xhenova që më 14 Gusht shkaktoi vdekjen e 43 personave u rindërtuan në një video 3D që shpjegon hallkat e dobëta ku çedoi ndërtimi i vitit 1967.

Sipas kësaj skemë të rindertuar nga një studioje arkitekturore gjermane, fillimisht u shkëput një nga elementët mbajtës të kollonës së mesit të urës, pak çaste më pas si pasojë e peshës së tepërt e të papërballueshme u shkëput edhe elementi i dytë.

Siç duket në video, elementët e lidhur me kollonën e mesit, mbanin të gjithë peshën, pa to ura nuk mundi të qëndronte as një sekondë.

Të martën mediat italiane raportuan se rreth 30 persona ishin në dijeni të rrezikshmërisë së shembjes së urës, por qëndruan indiferentë duke lejuar të ndodhte tragjedia. Ata rrezikojnë vepra të rënda penale, si vrasje e shumëfishtë me dashje, shkaktimi me qëllim i katasrofës apo cënim me dashje i sigurisë së transporteve.

Tv Klan