Neritan Ceka ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion” këtë të mërkurë.

Ai ka treguar se si u zgjodh në krye të PD-së, Sali Berisha dhe se si së bashku me Preç Zogajn kanë qenë dy personat që kanë vendosur fatin e drejtuesit të PD-së asokohe.

Sipas Cekës, nuk kishte zgjedhje tjetër përveç Berishës atëherë dhe vendimin e mori pa e ditur se ç’pasoja do të kishte më vonë.

“E vendosa pa i thënë njeriu. Votova dhe bëra njëfarë kështu. Thashë, shiko ne do votojmë po gjithë bota e di që është Sali Berisha para se të votohej. Preçi nuk e tha. Thashë një të vërtetë pa e ditur se ç’pasoja do kishte kjo zgjedhje. Në atë kohë nuk kishte zgjedhje të tjera”, tha Ceka./tvklan.al