Si u zbulua kontenieri me drogë

Si u zbulua kontenieri me drogë

12:59 08/10/2019

Mediat greke: Policia mori një telefonatë anonime

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kanë lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Ardian Began, i cili ishte një nga pritësit e 137 kg kokainë nga Ekuadori me destinacion Portin e Durrësit. Nga ana tjetër, mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga trafiku i kokainës.

“Kathimerini” thekson se u gjetën rreth 700 kg kokainë të fshehura në 12 konteinerë me banane që vinin nga Ekuadori me destinacion Portin e Pireut, të Selanikut dhe Durrësit. Sipas mediave helene, gjithçka u zbulua më 2 Gusht, pas një telefonate anonime në policinë e anti-drogës së Selanikut, se një sasi e madhe kokaine fshihej në konteinerët e ardhur nga Ekuadori.

Pas kësaj, policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane gjeti në motorët frigoriferikë të disa konteinerëve 47 pako me 51 kg kokainë. Ky ishte vetëm fillimi i një hetimi që ka çuar më pas në sekuestrimin e rreth 700 kg kokainë të fshehur në frigoriferë dhe mure të 12 konteinerëve me banane ku 4 prej tyre me 137 kg kokainë kishin destinacion Shqipërinë. Kjo sasi drogës sipas Kathimerinit, ishte porositur nga një organizatë mafioze që operonte në qytetet e Fierit dhe Elbasanit.

Për këtë sasi droge janë arrestuar Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, ndërsa është shpallur në kërkim Gentian Malindi. Sipas prokurorisë, këta persona janë pritësit e kokainës.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori