Elsi Levendi ishte personi i cili ruante lëvizjet e Jurgen Kurtit dhe njoftonte anëtarët e tjerë të grupit. Ishte pikërisht 21-vjeçari personi i parë që ra në gjurmët e policisë, pasi u kap nga kamerat e sigurisë në rrugën “Zef Jubani”, aty ku mbrëmjen e 18 Marsit u ekzekutua për vdekje 26-vjeçari Jurgen Kurti.

Një ditë pas arrestimit të 3 të rinjve dhe shpalljes në kërkim të një tjetri,

ABC News

sjell detaje nga grupi hetimor, sesi u zbuluan ata dhe cili ishte roli i tyre.

Kështu, fillimisht autoritetet u vunë në ndjekje të Levendit. Pas krimit, ai u takua me 3 personat e tjerë dhe këta të fundit u vunë gjithashtu në përgjim.

Makina Benz me të cilën autorët e dyshuar u larguan pas krimit, u fiksua gjithashtu në kamerat e sigurisë. Në timonin e saj mësohet se ishte pikërisht personi i katërt i shpallur në kërkim. Ai është Klodian Bane, nga Patosi.

Pistoleta TT dhe 2 makinat luksoze u gjetën në shtëpinë e Alesio Berberit. Aktualisht mësohet se autoritetet po përpiqen të zhbllokojnë telefonat e grupit.

Esli Levendi, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe personi i shpallur në kërkim dyshohet se janë paguar për të kryer atentatin ndaj Kurtit. Porositësit mbeten ende enigmë.

/tvklan.al