Producenti i njohur Petri Bozo dhe Miss Shqipëria 2020, Iliada Baci, kanë qenë të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Iliada nga Erseka është vetëm 16 vjeç dhe sapo ka nisur vitin e dytë të gjimnazit. Gjatë emisionit ajo është shprehur se në momentin që fitoi çmimin “Miss Shqipëria 2020” u ndje shumë e shokuar sepse nuk e priste.

“Isha shumë e shokuar, ishin emocione të frikshme sepse ishte diçka e papritur, realisht isha futur aty vetëm për një lloj eksperience edhe nuk kisha pritshmëri për të fituar”, u shpreh Iliada.

Ndërsa producenti i njohur i “Miss Shqipëria 2020” Petri Bozo është shprehur se ka qenë mjaft e vështirë organizimi i këtij eventi për shkak të pandemisë. Gjatë intervistës ai ka treguar disa nga pengesat që kanë hasur. gjatë rrugës.

Petri Bozo: “Ne kemi patur siklete të jashtëzakonshme, vajzat udhëtonin me maska, i hiqnin vetëm kur bënin xhirimet për klipet. I gjithë raporti ishte një pasiguri shumë e madhe deri sa ka mbaruar eventi, dhe 14 ditë pasi u shpall Iliada Miss, ne kemi telefonuar gjithë prindërit dhe familjarët e vajzave a ka ndonjë të sëmurë apo ka ndonjë njeri me probleme derisa u siguruam 100% se gjithçka kishte shkuar siç duhet.

Rudina Magjistari: Nga çfarë hoqët dorë sivjet ndryshe nga vitet e kaluara dhe si u përshtatët ju në normalitetin e ri për realizimin e këtij spektakli.

Petri Bozo: Çdo gjë kemi bërë duke respektuar distancën, duke filluar që nga audicionet, dezinfektimi ishte nga mëngjesi në darkë, u reduktuam në udhëtimet, u siguruam që aty ku do shkonim të kishim 100% garanci higjene. Gjithë kohës me maska, me termometrat me vete. /tvklan.al