Edhe pse miliona amerikanë do të votojnë për presidentin e ardhshëm, vota e popullit nuk është ajo që përcakton përfundimisht drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë. Në fakt, rezultati do të përcaktohet nga 538 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që formalisht do të zgjedhin presidentin e ri.

Vota elektorale është një kompromis i vendosur me 1787 nga autorët e Kushtetutës së SHBA-së, ndërmjet atyre që mbështesnin votimin e drejtpërdrejt të popullit dhe atyre që ishin për vendosjen e presidentit nga Kongresi, me qëllimin për të mbrojtur shtetet e vogla nga dominimi i atyre me popullatën më të madhe.

Secili nga 50 shtetet amerikane ka numër të barabartë të votave elektorale me numrin e anëtarëve të Kongresit. Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara i nevojitet një shumicë e thjeshtë e këtyre votave për të siguruar fitoren, me minimumin e 270 votave.  Nëse rezultatet e zgjedhjeve janë të barabarta, ose rezultat është i ngushtë atëherë është Dhoma e Përfaqësuesve ajo që zgjedh presidentin.

Rasti i George W. Bush,tregon më së miri rolin e votës elektorale. Edhe pse Bush, kishte mbi 500 mijë vota popullore më pak se kandidati i tij Al Gore, ai u shpall president i Shteteve të Bashkuara me 271 vota të Kolegjit Zgjedhor./ TV KLAN