Zjarret që kanë përfshirë Siberinë vëzhgohen nga satelitët. Gjatë 4 ditëve të fundit janë shkrepur foto nga hapësira, dhe zjarret po zgjerohen me shpejtësi, çka është mjaft shqetësuese.

Ekspertët nënvizojnë faktin se disa zona të Siberisë, dhe të gjithë polit arktik,janë përfshirë nga temeratura të larta që konsiderohen rekord për stinën dhe vendin,duke shkaktuar edhe zjarre masive pyjore. Sipas statistikave zyrtare, edhe vitin e kaluar në Siberi zjarret përpinë jo pak, por 15 mln hektarë pyje.

Aktualisht fotot satelitore tregojnë sërish zgjerim të zjarreve, nisur nga 26 Maji, kryesisht përgjatë një lumi që kalon pranë qytetit Chersky, në republikën siberiane Sakha.

Fotot janë shkrepur nga Satelit Sentinel-2, i programit evropian Copernicus,nën varësinë e Agjencisë Hapësinore Evropiane Esa.

Klan Plus