Këngëtari Sidrit Bejleri ka qenë i ftuari i parë në programin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan mbrëmjen e sotme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve “me spec” të fëmijëve, Sidriti ka treguar cili është vesi i tij më i keq.

“Pavarësisht se dukem kaq i dashur, kam një probem të vogël. Bëhem nevrik shpejt, por ama për 20 sekonda më bien nervat. Ky besoj se mund të jetë huqi im më i madh”.

Ai është pyetur edhe për bashkëshorten e tij, nëse për të ndjen të njëjtën dashuri pas rreth 20 viteve martesë.

Pas 20 vitesh fillon edhe të do gruaja më fort. Vet fakti që kemi 20 vjet martuar tregon që unë e dua akoma”.

/tvklan.al