Juventus humb ndeshjen ndaj Atletico Madrid me rezultatin 2 me 0. Spanjollët kishin ngritur një strategji fituese. Duke e ditur se lojtarët kryesorë do të markoheshin fort nga futbollistët e Juves, shënuesit në këtë ndeshje ishin dy mbrojtës. Por, veç humbjes së bardhezinjve ajo ç’ka zuri faqet e para në mediat botërore ishte veprimi i trajnerit të Atletico Diego Simeone.

Veprim u komentua si ofendim për kundërshtarin por kiliani tha se nuk kish dashur të cënonte askënd, thjeshtë t’i tregonte tifozëve se skuadra që drejton ka aftësinë për t’ia dalë në këtë kompeticion përballë një kundërshtari të vështirë.

Nga ana tjetër, tifozët vendas, jo vetëm iu gëzuan fitores, por gjatë gjithë 90 minutëshit, shfrynë inatin me Cristiano Ronaldon, futbollistin më i urryer për ta.

Thirrje nga më të ndryshmet kundër tij, derisa portugezi iu përgjigj duke iu kujtuar se ai kishte koleksionuar 5 Champions League, ndërsa Atletico asnjë. Futbollisti e konfirmoi këtë edhe një herë pas ndeshjes.

Mes Manchester City dhe Schalke spektaklin e zëvendësoi sistemi VAR. Asistenti video i arbitrit akordoi një 11-metërsh të paqenë, por gjyqtari kryesor nuk mundi ta konfirmonte, pasi monitorët në fushë nuk ishin funksionalë.

Gjithsesi anglezët e fituan ndeshjen me përmbysje ku për tu veçuar është goli me goditje dënimi i Liroy Sane.

Tv Klan