Eksperti i amerikan: Duhen 10 mln dollarë, mund ta pësojnë si Diana!

Siguria e Meghan Markle dhe princ Harry-t është në qendër të diskutimeve pas largimit të çiftit nga pallati mbretëror për krijimin e një jete të pavarur, edhe nga ana monetare.

Chris Matthews, ekspert amerikan sigurie, tregon se për mbrojtjen e tyre, duhen rreth 10 milionë dollarë në vit. Ai shton se siguria duhet të jetë në parametrat e mbrojtjes së kryeministrit të vendit për shmangien e problemeve të mundshme.

Matthews thekson se çështja e mbrojtjes së tyre nuk duhet të anashkalohet.

“Ne nuk duam që ‘një tjetër Diana’ të vdesë këtu në ndonjë tunel”, është shprehja që po qarkullon në mediat ndërkombëtare pas zhvendosjes së Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Amerikë.

Klan Plus