Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann, në Konferencën për Sigurinë Kibernetike vlerësoi se sulmet kibernetike të vitit të shkuar në vendin tonë nxitën partnerët ndërkombëtarë që të qëndrojnë përkrah Shqipërisë, duke ofruar mbështetje në mënyrë të menjëhershme.

“Sulmet e bëra vjet bënë mjaft dëm, por nga ana tjetër nxitën edhe diçka tjetër, diçka të rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, nxiti partnerët që të qëndrojnë përkrah të Shqipërisë, që të ofrojnë sa më shumë mbështetje të jetë e mundur, në mënyrë të menjëhershme. Njësoj si me rastin e SHBA, edhe BE menjëherë solli ekipet e veta të mbështetjes për mbrojtjen kibernetike. Dhe ata kanë ardhur këtu dhe dalluan diçka që ishte e re. Sepse Bashkimi Europian ka qenë këtu në Shqipëri duke mbështetur sektorin e sigurisë kibernetike, gjithashtu dhe ndërtimin e shërbimeve dixhitale, për vite me radhë. Kishim kohë që merreshim me këtë fushë dhe nuk është se filluam nga e para. Ne kishim nisur një punë. Gjithashtu mobilizuam edhe ekspertë nga shtetet anëtare të BE, sepse edhe BE është lider lidhur me mbrojtjen kompjuterike. Ndaj jemi krenarë që arritëm t’i sillnim këtu edhe t’i vendosnim në shërbimit tuaj në mënyrë që së bashku të shqyrtojmë se cilat do të jenë përparësitë dhe ku duhet të drejtohemi”.

Ambasadorja tha se ndihma e Bashkimit Europian për dixhitalizimin në Shqipëri, gjatë viteve të ardhshme, kap vlerën e 15 milionë eurove.

“Pra nuk është vetëm akses ky që është i rëndësishëm, por të gjitha shërbimet, sepse të gjithë qytetarët e këtij vendi duhet të përfshihen. Këtu fillon që tek përdorimi i përditshëm i celularëve nga qytetarët prandaj të gjithë duhet të jenë të përfshirë në lidhje me mbështetjen, ndërtimin e kapaciteteve është shumë i rëndësishëm këtu në Shqipëri. Rritja e kapaciteteve nga Estonia, por ka edhe ekspertë çekë dhe holandezë që po japin një dorë. Nuk është se duam të japim një zgjidhje të momentit, por zgjidhje dhe mbështetje afatgjatë. Sepse kjo është një detyrë afatgjatë për të gjithë ne. Ndihma jonë për përkrahjen e dixhitalizimit, duke përfshirë këtu edhe sigurinë kibernetike, shkon në shifrën e 15 milionë eurove në vitet e ardhshme dhe kjo është një detyrë që të gjithë ne duhet ta marrim seriozisht. Zbatimi i strategjisë për sigurinë kibernetike është shumë e rëndësishme, sepse përmbahen elementët kryesor të gjërave që duhen bërë”./tvklan.al