Nga sot, në të gjitha zonat bregdetare të vendit, në ndihmë të DVP-ve që kanë plazhe në juridikisionin e tyre, nga DVP-të e tjera kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale.

Në këto zona bregdetare ka nisur patrullimi me biçikleta nga punonjësit e Policisë për t’iu gjendur pranë në kohë reale pushuesve që mund të kenë nevojë, përsa i përket problematikave që trajtohen nga ana e Policisë.

Policia ka sjellë pamjet nga plazhe në Durrës, ku Policia ka nisur patrullimin me biçikleta, sikundër edhe të gjitha shërbimet e tjera të planizuara. Policia thekson se ato janë në patrullim dhe në gatishmëri 24/7.

Policia e Shtetit garanton pushuesit se ka marrë të gjitha masat për një sezon veror sa më të qetë dhe fton cilindo pushues që për çdo problematikë që mund të hasë, të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose të dërgojë pamje filmike dhe mesazhe në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional./tvklan.al