Siguria rrugore, fushata edukuese në Gjirokastër


Siguria rrugore, fushata edukuese në Gjirokastër

20:20 18/03/2023

Balluku: Synimi i programit, edukimi i brezave të rinj

Pas Tiranës, tashmë këndi edukativ për fëmijët mbi sigurinë rrugore “Traffic Toën” është ngritur edhe në Gjirokastër.

Teksa pa nga afër këtë investim në qytetin e Gjirokastrës, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se synimi i këtij program është edukimi I brezave të rinj për sigurinë rrugore.

“Ky është një nga programet më të reja që ARRSH dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë ngritur, së bashku me ambasadën polake, përsa i përket sigurisë rrugore. Ne besojmë që për të rritur qytetarë të mirë, që nesër të jenë qytetarë të mirë edhe në drejtimin e mjeteve dhe kur ecin në rrugë, duhet që të investojmë tek fëmijët”.

Këndi edukativ për sigurinë rrugore do të shërbeje edhe si një hapësirë argëtuese për fëmijët përfshin është ndërtuar në një sipërfaqe prej 3 mijë metra katror.

Hapësira pranë këndit do të përdoret për aktivitete të ndryshme në Gjirokastër.

Tv Klan







Të ngjashme