Kushtet higjeno-sanitare dhe siguria shëndetësore janë vënë në fokus të kontrolleve nga ana e inspektoratit shtetëror shëndetësor. Kryeinspektori Gjergj Koja deklaron se deri më tani janë inspektuar 245 subjekte, bare, restorante, apo hotele dhe asnjë nuk rezulton problematik.

Në të njëjtën kohë kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin. Nën monitorin të rreptë janë veçanërisht subjektet në zonat turistike ku edhe fluksi i klientëve është më i madh për shkak të sezonit veror.

Tv Klan