Mungesa e sigurisë së ushqimeve dhe moszbatimi i ligjit nga ana e inspektorëve të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor kanë nxitur të rinjtë e  Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës të protestojnë përpara Drejtorisë së AKU-së.

Në mënyrë simbolike ata hodhën domate në drejtim të zyrave të këtij institucioni. Të rinjtë  kërkuan t’i jepet fund abuzimit që po bëhet më produktet ushqimore.

Me pankarta në duar ata kërkuan më tepër kontrolle nga AKU-ja, pasi sipas tyre ky institucion nuk po kryen detyrën dhe po lejon tregtimin e perimeve me pesticide të cilat dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve.

Tv Klan