Dy të rinj nga Fushë-Kruja kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës. Autoritetet sqarojnë se janë arrestuar janë A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Mësohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartëmonedha Euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Tashmë dy të rinjtë e arrestuar akuzohen për “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”./tvklan.al