Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja u bënë pjesë e garës dhe tre të tjera u larguan.

Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.

Ndërkohë, Vivien dhe Silvana kanë intervistuar njëra-tjetrën në programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, ku nuk kanë munguar pyetjet pikante nga ana e tyre.

Veç të tjerash Vivien e ka pyetur Silvanën për zhgënjimin më të madh që ka pasur në jetë, teksa 22-vjeçarja është shprehur se ka qenë tradhtia.

Vivien: Cilat janë gjërat që nuk do të toleroje te një partner?

Janë shumë gjëra që nuk do të toleroja. Së pari nuk më pëlqen të jem e kushtëzuar. E dyta gënjeshtrat dhe tradhtia. Këto janë gjërat bazë në një lidhje që të jetë e shëndetshme.

Silvana: Cila është gjëja që je penduar dhe që s’do ta bëje më kurrë?

Vivien: Mendoj që çdo gjë që kam bërë në jetë e kam bërë me vetëdije të plotë dhe nuk është se jam penduar. Gjithë ato gjërat ndërtojnë komplet sjelljen dhe edukatën e një njeriu.

Vivien: Dua të di një sekret për ty, që nuk e di asnjeri?

Silvana: S’kam sekrete. Kam kaluar disa faza të jetës që nuk i quaj sekrete por janë gjëra që do t’i tregoja me njerëzit me të afërm që më japin besim dhe u jap besim. Nuk janë sekrete, janë gjëra personale që nëse ti Vivien e meriton një ditë t’i tregoj të gjitha.

Silvana: Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë në jetë?

Vivien: Më pëlqen shumë adrenalina, më pëlqejnë këto gjërat ekstreme dhe mbaj mend që kam shkuar në Dubai dhe kam hipur në trenin më të shpejtë në botë dhe rollercoster-in që ishte më i larti në botë. Ishte shumë bukur, tani kam në plan që të hidhem nga avioni.

Vivien: Kujt do t’i kërkoje falje për diçka që ke bërë?

Silvana: Nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe për të kërkuar falje. Ndoshta kur kam qenë adoleshente, ato çmenduritë e adoleshencës.

Silvana: Çfarë është dashuria për ty?

Vivien: Dashuria është ndjenjë, është respekt, është siguri, sinqeritet, është një bashkim, është gjëja më e bukur në jetë.

Vivien: Çfarë konsideron të drejtë dhe çfarë të gabuar?

Silvana: Të gabuarat…kur një njeri tregohet për diçka që nuk është. Për mua është i drejtë sinqeriteti, mbështetja dhe kam nevojë për njerëz me energji pozitive.

Silvana: Çfarë pret ti nga një shoqëri e mirë?

Vivien: Pres sinqeritet, mbështetje emocionale, jam e gatshme të bëj çdo gjë. Më jep kënaqësi të jap për njerëzit që më kanë hyrë në zemër. Mundohem të shkojë mirë me të gjithë që mos të kemi probleme. Më pëlqen të kemi shumë shoqëri, t’i kënaqem asaj shoqërie dhe në Love Story nëse dal, nuk kam dalë pa gjë.

Vivien: Kush ka qenë zhgënjimi më i madh që ke pasur?

Silvana: Ka qenë tradhtia dhe më jep shumë pasiguri tani, kur njoh një djalë e kam të vështirë të jap besim tani. Ka qenë një fund i shëmtuar.

Silvana: Kush nuk e meriton Love Story-n?

Vivien: Që në fillim deri tani, kemi patur shumë debate dhe diskutime, siç pritej. Megjithatë kanë ndodhur disa gjëra që përfundimisht për mua kanë qenë të patolerueshme.

Kanë përfaqësuar antivlera, kanë përfaqësuar ulje të disa vajzave për shkaqe shumë të vogla. Kanë rënë pre e një presioni mediatik, kanë fluturuar pak nga televizioni dhe kam arritur të kuptoj që në moshën e tyre janë hutuar pak sepse nuk e kuptojnë rëndësinë e dashurisë. Një moment më erdhi turp që isha ngjitur me ato.

Vivien: Çfarë ke zbuluar nga vetja në gjithë rrugëtimin që kemi pasur në Love Story? 

Silvana:Kam zbuluar që ne jemi bërë të forta me ato që kemi kaluar në jetë dhe këtu jemi bërë akoma më të forta. Pavarësisht se jemi sulmuar nga shumica e vajzave, nuk na e kanë ulur dot kokën dhe as karakterin që kemi.

Kam zbuluar që ka edhe njerëz të mirë dhe të sinqertë që të japin dashuri dhe respekt. Jam shumë e lumtur që të njoha dhe do të marr në Itali me vete, në Milano.

Vivien: Edhe unë ju kam të dyjave shumë xhan dhe sido që të shkojë kjo histori shpresoj të dalim të gjitha krenare me kokën lart dhe shihemi  në Milano./tvklan.al