Prej 3,35 milionë Dollarë, një shifër më pak se çmimi fillestar

Aktori i famshëm i Hollivudit, Silvester Stallone do të shesë shtëpinë e tij në La Kuinta, Kaliforni, për 3,35 milionë Dollarë. Me një shifër rreth 1,15 milionë Dollarë më pak sesa ai pagoi për të më shumë se 10 vjet më parë.

Vila e stilit mesdhetar dhe toskan ka një sipërfaqe të brendshme prej 4 888 metra katrorë, katër dhoma gjumi dhe pesë tualete. Shtëpia dykatëshe, e ndërtuar në vitin 2008, gjithashtu ofron një dhomë të gjerë me tavane të dyfishta, një dhomë ngrënieje me tarracë, kuzhinë me dollapë prej druri, pjesë relaksuese prej druri dhe guri, dhomë mëngjesi dhe dhomë vere.

Agjenti i pasurive të patundshme theksoi se Stallone dhe familja e tij kishin përdorur shtëpinë  për të pushuar gjatë karantinës nga pandemia dhe se prona ishte e mirëmbajtur.Shtëpia ka qenë brenda dhe jashtë tregut në mënyrë alternative, me çmime të ndryshme me ndryshime në kushtet e tregut, për të arritur çmimin aktual.

Klan News