Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Andorrën.
Tekniku kuqezi deklaroi se do të jetë ndryshe nga ndeshja me Anglinë, për të cilën tha se nuk ishte e lehtë.
Silvinjo theksoi se ekipi do të mundohet të bëjë diçka ndryshe ndaj Andorrës.
“Futbolli është i vështirë për të gjithë. Mëson nga gabimet dhe rinisesh. Ndeshja e fundit nuk ishte e lehtë. Është e vështirë të luash ndaj Anglisë. Kanë lojtarë që luajnë në klubet më të mëdha në botë.
Me ekipe të tilla duhet të shikosh hapësirat. Ishim në lojë deri të goli i dytë. Me ekipe të tilla si Anglia, nëse nuk je i përqendruar mund të pësosh 5-6 gola.
Ndaj Andorrës nuk na lejohen gabimet. Kemi parë ndeshjen e fundit të tyre, gjithçka ishte e barabartë dhe u vendos nga episodet. Kemi punuar për të gjetur hapësirë për të shënuar. Në stërvitje do të merremi me elementë taktikë për nesër.
Ajo që ne mundohemi është që të përfitojmë nga lojtarët. Ndaj Anglisë duhet të mbroheshim mirë dhe të riniseshim. Do mundohemi të bëjmë diçka ndryshe ndaj Andorrës. Edhe ndaj Anglisë e provuam, por kishin mbrojtës të fortë përballë.
Futbolli është i vështirë, por duhet të gjejmë hapësirat e duhura. Futbollistët e tyre luajnë me grinte dhe pasion për fanellën e tyre. E gjithë loja do luhet lart”, deklaroi Silvinjo.
Ndeshja Shqipëri-Andorrë luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe transmetohet në TV Klan.
/tvklan.al