Trajneri Silvinjo kërkon që lojtarët e Kombëtares të japin gjithçka në fushë ndaj Anglisë.
Në konferencën për shtyp, tekniku kuqezi deklaroi se çdo episod në fushë ka rëndësi.
Ndër të tjera ai tha se ka respekt për Anglinë, për të cilët tha se kohët e fundit nuk kanë pasur performancë të mirë.
“Duhet të punojmë shumë. Duhet të lëmë zemrën në fushë. Çdo metër në fushë ka rëndësi dhe duam të ecim përpara. Kemi lojtarë të mirë dhe me eksperiencë.
E respektoj shumë Anglinë. Më kujtohet ndeshja Brazil-Angli, atmosferë e shkëlqyer. I ka munguar një performancë e mirë në Europian kohët e fundit. Futbolli i tillë është. Ka lojtarë të mirë dhe me prespektivë për të fituar”, deklaroi Silvinjo.
Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin “Wembley” dhe do të transmetohet në ekranin e TV Klan.
/tvklan.al