Ish-Kryeministri italian po trajtohet për pasojat e lëna nga Covid-19

Ish -kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele të Milanos për shkak të pasojave që i ka lënë Covid-19 pothuajse një vit më parë.

Lajmi konfirmohet  nga burimet e partisë së tij politike “Forca Italia’’ ku shtrimi  në spital i 84-vjeçarit  ka qenë i nevojshëm por nuk u dhanë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Shtatorin e kaluar Berlusconi kaloi koronavirusin dhe u shpreh atëherë se ishte “sfida më e rrezikshme” e jetës së tij.

Kryeministri katër herë i Italisë dhe biznesmeni miliarder iu nënshtrua një operacioni të rëndë  në zemër në vitin 2016 dhe gjithashtu i ka mbijetuar kancerit të prostatës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane Presidenti Berlusconi nuk ka ndalur së ndjekuri  ngjarjet politike  dhe se dëshiron t’i kthehet aktivitetit të tij të përditshëm sa më shpejt të jetë e mundur. Ai ditët e fundit i kaloi në Sardenjë duke takuar politikanë të shumtë.

Klan News