Simboli i luleve të qershisë



Simboli i luleve të qershisë

11:47 03/04/2021

Qershitë në lulëzim janë kthyer tashmë në symbol të Japonisë. Është një moment i vitit që zgjat rreth dy javë në vendin ku lind dielli dhe që turistë nga e gjithë bota e vizitojnë.

Për vendasit, ky spektakël i mrekullueshëm nuk është vetëm symbol i rilindjes së natyrës, por është edhe një ritual shumë i rëndësishëm për meditim dhe për të festuar me piknike në ajër të pastër.

Në fakt, për kulturën e lashtë japoneze, të mblidhesh me të dashurit e familjarët nën hijen e qershive në lulëzim është mjaft e rëndësishme.

Lulet e qershisë lulëzojnë të gjitha njeherësh por edhe vyshken shumë shpejt, çka do të thotë se gjithçka që lind ikën, duke u bazuar kështu në principin budist që gjithçka duhet shijuar para se të jetë tepër vonë.

Kjo simbolikë u përdor shumë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke mbartur kështu edhe një simbolikë tjetër, të ushtarëve të rënë dhe të paqes.

E që ateherë, Japonia nisi fushata masive të mbjelljes së pemës së qershisë. Tradita respektohet dhe çdo vit Japonia e mbushur me lule qershie, apo Sakura, shijon Hanami-n, që do të thotë rituali i vëzhgimit dhe shijimit të luleve qe çelin.

Klan News







Të ngjashme