Trajneri i erdhi tek Atletico në fund të 2011

Diego Simeone do të rinovojë me Atletico Madrid sipas gazetës “AS”. Trajneri të cilit marrëveshja aktuale i përfundon më 30 Qershor të 2022 do të shtyjë qëndrimin e tij deri në 2024.

Atletico fitoi titullin këtë sezon, në një garë që shkoi deri në javën e fundit dhe ky shikohet si një shpërblim për punën e bërë. Simeone mori detyrën e trajnerit të Atletico Madrid më 23 Dhjetor të 2011.

Prej asaj kohe ka fituar 8 trofe në Spanjë dhe jashtë saj, si Europa League dhe Superkupa e Europës. Atletico nën drejtimin e tij edhe pse ka shkuar 2 herë në finalen e Champions League nuk ka mundur të shpallet kampion i Europës.

Tv Klan