Seria e transmetuar 27 vite më parë

Mesa duket goditën sërish në shenjë. Një prej filmave vizatimorë më të famshëm në botë, “Simpson”, kanë parashikuar përhapjen e koronavirusit 27 vite më parë. Ishte viti 1993 kur ata kanë transmetuar një episod i cili trajton shpërndarjen e Osaka Flu, një epidemi me origjinë japoneze.

Gjithçka nis me një pako postare që nisej nga një fabrikë në Azi e që përmbante një shtrydhëse frutash, të porositur në telefon nga Homeri. Pak para se të paketohej dhe dërgohej, një punonjës i fabrikës, teshtin mbi pako. Pasoja është ardhja e virusit në Springfield, duke u përhapur me shpejtësi siç po ndodh me koronavirusin.

Mediat ndërkombëtare i janë rikthyer edhe një prej serive, ku një helikopter me ngjyrat e skuadrës së volejbollit “Lakers” përplaset me një pallat, duke rikthyer kështu vëmendjen tek tragjedia ku humbi jetën në të njëjtën mënyrë Koby Bryan.

Rastësi ose profeci, ajo që është e sigurt është kjo nuk është hera e parë që “Simpson” parashikojnë ngjarje që kanë ndodhur me të vërtetë, si zgjedhja e Donald Trump president i SHBA.

Tv Klan