Rënia në peshë nuk është shenja e vetme që fëmija ose një person i dashur për ju, mund të ketë një çrregullim në të ngrënë.

Shumica e të rriturve nuk i njohin simptomat e anoreksisë dhe bulimisë. Por zbulimi i shenjave që në fillim të këtij çrregullimi mund të shpëtojë jetë, pasi një trajtim i vonuar rrit rrezikun që sëmundja të përparojë shumë dhe të zgjasë më shumë në kohë.

Megjithatë, ekspertët thonë se anoreksia mund të identifikohet nëpërmjet shenjave të tilla si:

-rënie nga pesha

-marrje mendsh dhe lodhje

– presion i ulët i gjakut

-mungesë e menstruacioneve

– thonjë të brishtë

-lëkurë e thatë

– dehidratim

– kapsllëk

Cilat janë efektet e anoreksisë?

Efektet e anoreksisë ndryshojnë në varësi të ashpërsisë së sëmundjes. Ata kanë tendencë të përkeqsohen ndërsa personat që vuajnë nga anoreksia e shmangin ushqimin.

Anoreksia sjell pasoja të tilla si:

-mungesë dëshire për të ndjekur studimet

-humbje e besimit

-ndërprerje e karrierës

-izolim nga miqtë dhe familja

-vetëvrasje. /tvklan.al